Shpat Kasapi prezanton me krenari të dashurën, por fansat s’janë dakord me zgjedhjen e tij! - Celebrity
KreuCelebrity

Shpat Kasapi prezanton me krenari të dashurën, por fansat s’janë dakord me zgjedhjen e tij!

Ndonëse është folur prej kohësh se këngëtari Shpat Kasapi është në një lidhje dashurie, ai kurrë nuk bëri asnjë koment rreth kësaj, e kjo deri më tani. Këngëtari, me sa duket nuk dëshiron ta mbajë më të fshehtë dashurinë e tij duke dashur t’i tregojë të gjithë botës se kush ja ka rrëmbyer zemrën.

Ditën e djeshme ai postoi në Instagram një foto së bashku me të dashurën e tij, ndërsa tregon se bukuroshja ishte marokene: ‘Vajzat marokene krijojnë ylberet. Lamar, zëri dhe personaliteti yt më bëjnë të bukur’, e pikërisht ky fakt nuk është pritur mirë nga ndjeksit e tij.

Me sa duket ata kanë pritur tjetër zgjedhje nga këngëtari, ndërsa me komente të shumta e kanë kritikuar atë për faktin që nuk ka zgjedhur një vajzë shqiptare. Por, njerëz a komandohet zemra?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF