Erdogan: Po pastrojmë vendin nga “virusi”, 6000 të arrestuar - Busull
KreuBusull

Erdogan: Po pastrojmë vendin nga “virusi”, 6000 të arrestuar

Turqia po i përgjigjet me grusht të hekurt tentativës së dështuar të ushtrisë për të marrë pushtetin me dhunë. Mbi 6 mijë persona janë arrestuar dhe siç bën të ditur Presidenti, Rexhep Taip Erdogan, numri pritet të rritet. Mes tyre përfshihen zyrtarë të lartë të ushtrisë, 50 prej të cilëve u arrestuan të dielën në rajonin perëndimor të Denizili, të tille si gjenerali Erdal Ozturk, komandant i ushtrisë së tretë, gjenerali shqiptar me origjinë nga Mitrovica, Adem Huduti, komandant i ushtrisë të dytë dhe Akin Ozturk, ish-shef i shtabit të forcave ajrore. Ndërkohë u shkarkuan nga detyra dhe u ndaluan gjithashtu 2700 gjykatës, që akuzohen për lidhje me Fetullah Gylenin, kleriku me bazë në SHBA i akuzuar nga Erdogan si ideatori i grushtit të shtetit. Bozdag e cilësoi këtë si një operacion spastrimi. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili mori pjesë në ceremoninë e varrimit të një prej 265 viktimave të grusht shtetit, përsëriti qëndrimin se pas kësaj ngjarjeje qëndron Gylen.
Sa i përket arrestimeve, ai tha se vendi po pastrohet nga një virus i cili është përhapur shumë dhe ka mbështjellë shtetin, shkruan Top-Channel.
“Ne do të vazhdojmë të pastrojmë nga ky virus të gjitha institucionet shtetërore sepse ky virus është përhapur shumë. Fatkeqësisht, ashtu si një kancer, ky virus ka mbështjellë shtetin”, u shpreh ai.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF