Stili i rrugës, 15 look-et më të mirë për këtë vjeshtë - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Stili i rrugës, 15 look-et më të mirë për këtë vjeshtë

Duke qenë se nuk ekzistojnë më aristokratët për të promovuar shijet e veshjeve, kush vendos sot se çfarë duhet të na pëlqejë? Ishte viti 1964 kur Susan Sontag, shkrimtare dhe intelektuale amerikane, shtron këtë pyetje dhe nis të hetojë rreth psikopatologjisë së pasurisë. Por nga cili gjeni kreativ, apo prej nga frymëzohemi vërtet për atë që do të blejmë apo do të veshim? Markat e mëdha shumëkombëshe me buxhete promovuese miliardere, stilistët e markave luksoze, “guru-ja” e psikologjisë së konsumatorit, janë të gjithë në garë midis tyre për të tërhequr vëmendjen tonë dhe fuqinë tonë të blerjes. Por prej një gjysmë shekulli dhe ende sot ekziston një rregull konstant. Është një rregull që lind në vitet ’50 në Amerikën e “Holden Caulfield”, pikërisht nga James Dean dhe Elvis Presley. Konfirmohet në vitet ’60 në Anglinë e “Beatles”, të Carnaby dhe të minifundit të Mary Quant. I “imponohet” të gjithë botës nëpërmjet kulturës pop të viteve ’70.

Bëhet fjalë pikërisht për “Street style”, modën e shpikur nga të rinjtë dhe të veshur po nga ata, dhe jo nga stilistë mode, shumicën e rasteve kjo modë është përhapur nëpërmjet muzikës, kërcimit apo me nënkulturat e tjera urbane.

Këtë vjeshtë janë në modë xhaketat e lehta, xhinsi i fortë dhe veshjet e punuara.

Në galerinë e mësipërme mund të gjeni 15 look-et më të mirë nga “Street Style”, për të provuar këtë vjeshtë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF