Ylli i ‘Stranger Things’, ndonëse milioner punon si roje! - Art
KreuArt

Ylli i ‘Stranger Things’, ndonëse milioner punon si roje!

Ai është 17 vjeç, por pjesëmarrja në serialin më të famshëm të momentit ‘Stranger Things’ e ka kthyer Noah Schnapp në milioner. Megjithatë aktori i ri duket se ka vendosur të mos heqë dorë aspak nga stili i jetës që ka patur para se të aktronte në serialin e famshëm.

Njësoj si bashkëmoshatarët e tij, Noah punon gjatë verës dhe këtë sezon ai ka ushtruar profesionin e rojes së shpëtimit.

Ndonëse është e qartë që adoleshenti nuk e ka punën verore si burim të nevojshëm të ardhurash, ky është një mesazh shumë domethënës që Schnapp jep për bashkëmoshatarët e tij.

“Unë jam rritur me një jetë normale, miq normalë dhe gjëra jashtë Stranger Things, Kështu që kjo më ka mbajtur me këmbë në tokë.”; është shprehur ylli i njohur

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF