Suki Waterhouse, në pritje të fëmijës së parë me Robert Pattinson! - Celebrity
KreuCelebrity

Suki Waterhouse, në pritje të fëmijës së parë me Robert Pattinson!

Aktorja Suki Waterhouse ka konfirmuar shtatzëninë e saj me të dashurin, Robert Pattinson. Me anë të një videoje të postuar në TikTok, aktorja e “Daisy Jones & The Six” ndezi thashethemet për shtatzëninë.

Suki Waterhouse, në pritje të fëmijës së parë me

Bukuroshja ka qenë e lidhur me aktorin e “Batman”, që nga viti 2018. Ata u lidhën pesë vjet më parë dhe kryesisht e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut. Për herë të parë, thashethemet për një romancë mes tyre u ndezën në qershor 2018, pasi paparacët i kapën bashkë në Londër.

Më pas marrëdhënia e tyre u bë më serioze në vitin 2020 kur e gjetën veten në karantinë së bashku. Robert pati një ndarje të dhimbshme vite më parë nga Krosten Stuart, pas tradhtisë së saj me regjisorin Rupert Sandres.

Suki Waterhouse, në pritje të fëmijës së parë me

Konfirmimi i shtatzënisë vjen menjëherë pasi Waterhouse u largua nga Festivali i ardhshëm Laneëay. Në një deklaratë zyrtare, festivali shpjegoi se këngëtarja nuk ishte më në gjendje të merrte pjesë në eventin e shkurtit ‘për arsye personale’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF