Sulm terrorist me bilanc tragjik, në koncertin e këngëtares së njohur. Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin e përjetuar - Busull
KreuBusull

Sulm terrorist me bilanc tragjik, në koncertin e këngëtares së njohur. Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin e përjetuar

Ajo që mendohej të ishte një natë e lumtur për të rinjtë e Manchester që do të ndiqnin mbrëmë koncertin e këngëtares së tyre të preferuar, është kthyer në tragjedi. 22 të vdekur dhe 59 të plagosur është bilanci tragjik si pasojë e shpërthimit të një bombe pranë daljes, gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande.

Imazhet  në videoregjistrime kanë shfaqur qindra të rinj në lotë, e të mbuluar në gjak në fund të koncertit, si dhe fëmijë që përpiqeshin të largoheshin nga karriget ku kishin ngecur. Policia konfirmoi se bombarduesi vetëvrasës vdiq në vendin e ngjarjes pasi u shpërthye  mjeti shpërthyes i improvizuar. Disa prej dëshmitarëve kanë rrëfyer përjetimet e tmerrit që kanë parë me sy. “Po largoheshim nga koncerti, kur dëgjuam një shpërthim të fortë. Papritur në trupin tim kishte copa mishi të njerëzve. Ende kam në flokë, dhe nuk e di ccfarë janë në të vërtetë, jam e terrorizuar nga ajo ccfarë pashë”, është shprehur Abby, një prej dëshmitarëve.

Këngëtarja Ariana Grande shprehu në profilin e saj në Tëitter se ishte zemërthyer dhe se nuk kishte fjalë të përshkruante keqardhjen që ndjente.

Grande sapo kishte përfunduar performancën e fundit kur ndodhi shpërthimi.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF