Marina Vjollca nxeh temperaturat… - Celebrity
KreuCelebrity

Marina Vjollca nxeh temperaturat…

Moderatorja e programit  ‘Procesi Sportiv’, e cila qëndron në krah të Edi Manushit çdo të diel, pas një sezoni të gjatë televiziv ka vendosur të nisë pushimet. A e gjeni do se ku ka shkuar ajo? Marina ndodhet prej ditësh pikërisht në Cancun, në Meksikë, duke shijuar plazhet përrallore të saj.

Natyrë, gjelbërim, ujë i kristaltë dhe shtëpiza buzë detit janë disa nga peizazhet që Marina ka ndarë me ndjekësit. Një parajsë e vërtetë tokësore! ‘Relaks’, shkruan Ish-velina, e si mund të jenë ndryshe pushimet në një vend kaq fantastik? Çdokush do të preferonte të ishte në një harmoni të tillë me natyrën.

Ajo ka ndarë edhe disa foto në të cilat nuk kemi vajzën tipike me bikini në plazh, por një Marina të veshur sportive e me xhinset e grisura. Nuk ka munguar as komenti i së motrës, Luanës, e cila i shkruan ‘Bisha e motres’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF