Angelina Jolie shkëlqen në premierën e “Breadwinner”! - Celebrity
KreuCelebrity

Angelina Jolie shkëlqen në premierën e “Breadwinner”!

Aktorja hollivudiane Angelina Jolie ka bërë një tjetër paraqitje mahnitëse në premierën e filmit të saj të fundit “Breadwinner” në Teatrin Kinez në Hollivud, e shoqëruar nga dy vajzat e saj Shiloh dhe Zahara.

42-vjeçarja Jolie dhe vajzat e saj kanë pozuar në tapetin blu të premierës duke shfaqur pozitivitet dhe buzëqeshje. Aktorja kishte zgjedhur një fustan të bardhë me mëngë të gjata  e këpucë me taka ngjyrë nude për këtë event. Zahara një fustan të zi, ndërsa Shiloh një kostum.

 

Kjo nuk është hera e parë që Jolie gëzon mbështetjen e fëmijëve në evente të tilla të rëndësishme profesionale. Tani ajo është fokusuar tek të gjashtë fëmijët dhe karriera. Aktorja u ka bërë edhe blerjet e duhura fëmijëve për të festuar Halloween-in, kostume dhe maska të frikshme për të gjithë!

Ju pëlqen paraqitja e aktores në tapetin blu?

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF