Kesha thyen heshtjen pasi humbi gjyqin me producentin e saj - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Kesha thyen heshtjen pasi humbi gjyqin me producentin e saj

kesha

Të premten e shkuar reperja amerikane, Kesha humbi gjyqin ndaj Dr. Luke, producentit muzikor që sipas saj e kishte droguar dhe përdhunuar. Gjykata vendosi t’i jepte të drejtë Dr. Luke, duke mohuar kërkesën e këngëtares për të riprodhuar muzikë pa kompaninë e tij ‘Sony’.

Menjëherë pas këtij vendimi Dr. Luke shkroi në Twitter duke mohuar kategorikisht akuzat se e kishte përdhunuar këngëtaren. Fansat e shumtë dhe personazhet e njohur të showbizit nisën një fushatë sensibilizimi në mbështetje të Kesha përmes hashtagut #FreeKesha.

Kesha dhe Dr Luke

Madje, Taylor Swift dhuroi 250 mijë dollarë në shenjë mbështetjeje ndaj saj. Tashmë pas disa ditëve heshtje, Kesha postoi në Instagram një mesazh ku falënderonte të gjithë njerëzit që e kishin mbështetur në betejën e saj.

“Nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohjen time. Falënderimi nuk është i mjaftueshëm, por është gjithçka mund të bëj. Miliona herë faleminderit. Mbështetja që kam marrë më ka mbushur me lot. Ju dua shumë të gjithëve. Një lajm shumë i madh për këtë format po vjen…”, shkroi Kesha në Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF