Tina Knowles zbulon detaje të reja mbi binjakët e Beyonce! - Celebrity
KreuCelebrity

Tina Knowles zbulon detaje të reja mbi binjakët e Beyonce!

Që prej momentit që binjakët Sir dhe Rumi mbushën një muajsh, me foton e adhurueshme që theu rrjetin ku Beyonce i mbante në krahë, kanë kaluar disa muaj e ylli i pop-it ka preferuar t’i mbajë vogëlushët e saj jashtë vëmendjes mediatike.

 

Ka qenë nëna e Beyonce, Tina, ajo që ka zbuluar disa informacione të mëtejshme mbi binjakët, në një intervistë për revistën Etonline. Ajo ka treguar se nipërit e saj janë shumë mirë, argëtues dhe të bukur.

 

Ajo shton se foshnjat janë të ndryshëm në pamje e personalitet dhe se motra e tyre e madhe Blue Ivy sillet si motra e madhe dhe  “Diva” e shtëpisë.

 

 

Beyonce ka ndryshuar shumë që pas lindjes së binjakëve. Në daljet e saj në publik me Jay Z së fundmi këngëtarja shfaqet mahnitëse e në formë, gjithmonë e më shumë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF