Brooklyn shkon në universitet, Victoria e emocionuar poston foton me lot në sy! - Celebrity
KreuCelebrity

Brooklyn shkon në universitet, Victoria e emocionuar poston foton me lot në sy!

Jemi mësuar me Victoria Beckham që ndan shpesh foto të mrekullueshme familjare, por kështu nuk e kishim parë ndonjëherë! Në foton e fundit që ka ndarë në Instagram, me djalin e madh Brooklyn, i cili shkon në universitet ajo është shfaqur tepër e emocionuar dhe duket se është me lot në sy!

Ajo shkruan se është mjaft krenare për të birin i cili ka arritur rezultate të shkëlqyera e po shon në universitet. Ish-këngëtarja e Spice Girls shton se djali do t’i mungojë shumë!

Brooklyn, djali i madh i familjes Beckham do të studiojë fotografi në shkollën e njohur për arte dhe dizajn “Parsons” në Nju Jork. Edhe pse mama Victoria është krenare për arritjet e tij, duket se nuk është ende gati që Brooklyn të largohet. Ai ka zgjedhur të studiojë fotografi, pasi libri i tij i parë fotografik “What I see” rezultoi një projekt mjaft i suksesshëm. Tani Victoria do të ketë kohë t’u përkushtohet tre fëmijëve të tjerë: Romeos, Cruz-it dhe vogëlushes Harper.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF