Përse u sqaruan Valbona Selimllari dhe Noizy? - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Përse u sqaruan Valbona Selimllari dhe Noizy?

Fotoja e tyre në rrjetet sociale në fakt ka qenë duke qeshur, por statusi paksa ka nisur paksa i dyshimtë. Miss-i i parë shqiptar, bukuroshja Valbona Selimllari, ka shkruar një status ku theksonte se ishte në një takim me këngëtarin e njohur Noizy pasi duhet të sqaronin disa pika…! Po në fakt çfarë ishinkëto pika që duhet të sqaronin të dy personazhet e njohur të ekranit? Pas disa dyshimesh që mund të ngrihen, Valbona sqaron në fakt se arsyeja ka qenë thjesht artistike, pasi këngëtari do të jetë i ftuar në një koncert i cili do të mbahet në datën 8 nëntor në ambjentet e qendrës tregëtare City Park. Valbona e cila vijon të merret me punët e saj në këtë qendër tregëtare, i ka dhënë dorën e fundit bisedimeve me artistin, që duket se kanë të bëjnë me kushtet financiare si dhe kohën e qëndrimit të Noizy-it gjatë këtij eventi.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF