Veshur me të zeza, Dojna Mema e cel emisionin me një dedikim për të atin! - Celebrity
KreuCelebrity

Veshur me të zeza, Dojna Mema e cel emisionin me një dedikim për të atin!

Përpara pak ditësh, Dojna Mema humbi të atin. Dhimbja është e papërshkrueshme në raste të tilla, ndaj nuk menduam se do ta shihnim tek seria e radhës e “ Pop Culture“. Por Dojna nuk mungoi në emision. Ajo vendosi që ta bënte programin, vetëm se e nisi ndryshe nga herët e tjera: moderatorja zgjodhi të përcillte një dedikim mjaft të ndjerë për ababin që nuk jeton më.

 

 

@pop_culture_tch @topchannelalbania

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

“Shumë prej jush e dinë që kjo e shtunë është pak e komplikuar për mua, por këmbëngula personalisht të isha në ekran, pavarësisht mbështetjes së pakushtëzuar të familjes sime të dytë ‘Top Channel’, të cilët më dhanë gjithë kohën e botës për të rinisur. Por sot unë do të doja të isha pranë jush. Të martën e kaluar humba tim atë. Nuk je asnjëherë gati për t’i thënë lamtumirë një pjese të vetes tënde, megjithatë unë jam shumë e bindur që me buzëqeshje ai do të më thoshte ‘të dua të fortë bab, ti nuk thyhesh përpara asgjëje’. Sot në ‘Pop Culture’ jam për të, sot dhe në vazhdim do të bëj gjithçka me një shtysë më shumë”, ishte mesazhi prekës I saj. Dedikimi vazhdoi me një interpretim në piano për të atin I cili kishte dashur që Dojna të bëhej pianiste.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF