I pamë të gjitha, ama më e bukura në stadium ishte Vilma Masha që raportonte me barkun e rrumbullakosur - Stil Jetese
KreuStil Jetese

I pamë të gjitha, ama më e bukura në stadium ishte Vilma Masha që raportonte me barkun e rrumbullakosur

Vilma Masha është duke jetuar muajt e pritjes së ëmbël për t’u bërë nënë për herë të parë. E inagurimi i stadiumi të ri “Air Albania Stadium” e gjeti gazetaren sportive në krye të detyrës duke intervistuar të ftuarit e personazhet e njohur të fushës së blertë.

Nëse deri më tani ësht kujdesur që vëmendja të mos shkojë te barku i rrumbullakosur, mbrëmjen e të dielës brunia simpatike e “Digitalb” qe më e bukura në ekran teksa intervistonte Lorik Canën e veshur me një bluzë ngjyrë të ëmbël që i jepte edhe më shumë nur.

Si rrallë herë është parë në ekranet shqiptare, gazetarja sportive është ndër të parat që raportin shtatzënë nga një stadium shqiptar. Vilma e cila kurorëzoi historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj në shtator të 2018-ës pritet të bëhet nënë e një vajzë në fillim të vitit të ardhshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF