Ekspozita virtuale e Vincent Van Gogh, gjeniut që sot vlen miliona por që jetoi e vdiq i varfër! - Celebrity
KreuCelebrity

Ekspozita virtuale e Vincent Van Gogh, gjeniut që sot vlen miliona por që jetoi e vdiq i varfër!

 

Vincent Van Gogu është një nga piktorët më të famshëm në botë të shekullit 19-të, i njohur për punimet e tij të jashtëzakonshme e me ngjyra të gjalla. Tashmë kopje të veprave të tij të artit, në projeksione gjigante, mund të shihen përmes teknologjisë dixhitale në dy ekspozita që shfaqen në vende të ndryshme të botës, thotë VOA. Projeksionet dixhitale shfaqin piktura në dimensione të mëdha me subjektet e preferuara të Van Gogh-ut, si lulet, peisazhet natyrore e madje autoportretet.

Sot pikturat e tij vlejnë me miliona dollarë. Megjithatë, gjatë kohës ku ishte gjallë gjenialiteti i tij nuk u arrit të kuptohej e vlerësohej sic duhet, dhe piktori i jashtëzakonshëm jetoi në varfëri. Ai arriti të shiste vetëm disa piktura, e shumë lirë. Van Gogh nuk shihej si i rëndësishëm nga kolegët e tij, ishte i izoluar prej tyre. Stili i tij nuk përputhej me atë që po ndodhte gjatë asaj epoke. Jetën e kishte të trazuar e vuante nga sëmundje mendore. Mbahet mend ende sot për prerjen e veshit. Pasioni i tij per pikturën nisi kur ishte 28 vjeç. Ai ishte një artist shumë krijues derisa vdiq në moshën 37 vjeçare, nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri. Van Gogh krijoi mbi  900 piktura në nëntë vjet, që është një numër i jashtëzakonshëm, si dhe më shumë se 100 vizatime e skica.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF