VIP-at më të ndjekur në Instagram për 2017-tën! - Celebrity
KreuCelebrity

VIP-at më të ndjekur në Instagram për 2017-tën!

Një nga shakatë që përdoret më së shumti në rrjetet sociale është: “A e mbani mend kohën kur çatonim dhe i thonim njëri-tjetrit: ‘kthehem shpejt’? Ajo kohë ka ikur. Ne tashmë jetojmë në internet!” Sado e dhimbshme tingëllon, është një realitet që çdo ditë e më shumë bëhet i vështirë për t’u ndryshuar. Jemi në epokën e virtuales dhe duket se nuk kemi më shpëtim…

Lidhja me rrjetet sociale ka prekur çdokënd, ndërsa VIP-at duket se pikërisht aty kanë gjetur një burim të madh promovimi. Madje, ka dhe nga ata që e kanë marrë këtë status nga disa foto në Instagram. E sa për këtë të fundit, si çdo herë, edhe 2017-ta e ka mbyllur bilancin me personazhet më të ndjekur nga fansat.

E para në listë kryeson Selena Gomez, ndërsa plot emra të njohur e ndjekin artisten nga pas. Zbulojini në listën e mëposhtme:

1. Selena Gomez, 117 milion ndjekës
2. Ariana Grande, 103 milion ndjekës
3. Taylor Swift, 100 milion ndjekës
4. Beyonce, 99.7 milion ndjekës
5. Kim Kardashian, 98.1 milion ndjekës
6. Cristiano Ronaldo, 97.8 milion ndjekës
7. Kylie Jenner, 91.8 milion ndjekës
8. Justin Bieber, 84.5 milion ndjekës
9. Dwayne Johnson, 83.4 milion ndjekës
10. Kendall Jenner, 78.7 milion ndjekës

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF