Surpriza nga Vizion Plus, po vjen “Big Brother VIP” në Shqipëri?! - Celebrity
KreuCelebrity

Surpriza nga Vizion Plus, po vjen “Big Brother VIP” në Shqipëri?!

Jemi të gjithë në dijeni të spektaklit “Big Brother”, ku njerëz të thjeshtë mblidhen në një shtëpi, dhe vëzhgohen 24 orë, orë pas ore, me situatat e tyre të mira dhe të këqija.

Po sikur njerëzit brenda në shtëpi të ishin VIP-a? Kjo po do të ishte e bukur!

Një nga reality show-t më të ndjekur në Itali, ka qenë pikërisht ky format, në emrin “Grande Fratello VIP”, ku brenda shtëpisë më të famshme banorët ishin figura të njohura të botës së medias, artit dhe sportit.

Rezultate imazhesh për grande fratello vip

Megjithatë, dyshimet se “Big Brother VIP” do të vijë edhe në Shqipëri, kanë lindur pasi Holta Kolaneci, producente e shumë programeve në Vizion Plus ka udhëtuar drejt Italisë për të ndjekur nga afër finalen e “Grande Fratello VIP”.

Ardi Asllani, stilist dhe kurator imazhi në Vizion Plus, ka postuar një foto të saj në Instastory dhe ka shkruar: “Po hyn brenda, apo ke për të na sjellë diçka?”.

Le të shpresojmë tani!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF