Rishfaqet Xhoana Nano, si duket tani gruaja e ish kryeministrit! - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Rishfaqet Xhoana Nano, si duket tani gruaja e ish kryeministrit!

Rishfaqet Xhoana Nano, si duket tani gruaja e ish kryeministrit!

Janë shkëputur prej vitesh dhe tashmë, e kanë rindërtuar jetën e tyre në Vjenë të Austrisë. Por së fundi bashkëshortja e ish kryeministrit Fatos Nano, Xhoana, është rikthyer në atdhe ku madje ka festuar dhe 50 vjetorin e lindjes.

Ajo duket po aq e freskët dhe plot sharm si gjithmonë. Ka qenë artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.

“Happy birthday. Koha  ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në krah të fotos, dhe vërtet, kjo është e para gjë që i shkon ndërmend cdokujt kur shikon këtë foto: Vitet duket sikur nuk kanë asnjë efekt mbi të!

Xhoana dhe Fatos Nano lidhën kurorë në 9 nëntor 2002, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë, Rexhina.

Festimet nisën të shtunën e 8 nëntorit 2002, me një mbrëmje në një PUB në periferi të kryeqytetit, ku ishin të ftuar 300 dasmorë, mes të cilëve 140 deputetë, njerëz të biznesit, mediave dhe artit. Pas lidhjes në martesë në prani edhe të kryepeshkopit Janullatos, ish kryeministri dhe bashkëshortja u drejtuan për në Golem, në një kompleks turistik të Malit të Robit. 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF