Yjet e Hollywood-it që i urrejnë rrjetet sociale - Fashion
KreuFashion

Yjet e Hollywood-it që i urrejnë rrjetet sociale

Ndërkohë që rrjetet sociale gjithmonë e më shumë po bëhen prezente në jetët tona, ka edhe nga ata njerëz që nuk i kanë aq qejf, madje shprehen se i “urrejnë”.
Dhe këto janë disa nga yjet më të njohura botërorë. Aktorë, këngëtarë dhe njerëz të njohur të Hollyëood-it janë shprehur kundra rrjeteve sociale në momente të caktuara, duke shpjeguar më tej arsyet përse ato kanë zgjedhur të qëndrojnë larg rrjeteve sociale.

“Duke sikur të gjithë përpiqen të kultivojnë jetën e tyre në Instagram dhe në fund të ditës përpiqen të tregojnë më të mirën.”
Emma Stone

“Unë nuk do të kem kurrë Twitter. Nuk i kam aspak mirë marrëdhëniet me telefonin dhe teknologjinë. Unë mezi i përgjigjem në kohë email-eve. Kështu që ideja e rrjeteve sociale, është e paimagjinueshme për mua.”
Jennifer Lawrence

“I shoh njerëzit që rrinë gjatë gjithë kohës në telefon. Me vjen të jua marr nga duart dhe të ia flak në kosh.”
Kristen Stewart

“Rrjetet sociale kanë një ndikim shumë të madh në jetën e vajzave të reha. Ato bëjnë gjithçka që të tjerët ti pëlqejnë. Kjo është arsyeja përse asnjëri në shtëpinë tonë nuk ka asnjë rrjet social.”
Kate Winslet

“Fëmijët nuk kalojnë më kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ato janë gjatë gjithë kohës në telefonat e tyre. Kjo më bën shumë të trishtuar.”
Jennifer Aniston

“E kemi parë kur njerëzit shkruajnë në fotot e tyre “nofilter”, por ne të gjithë e dimë që në secilën foto ka nga pak filtra. Është absurde! Rrjetet sociale janë gënjeshta më e madhe.”
Tyra Banks.

“Nuk e pëlqej aspak këtë lloj bote të sëmurë, të çuditshme dhe pa privatësi.”
Drew Barrymore

“Unë nuk kam as Twitter dhe as Facebook dhe mendoj se kjo i bën gjërat më të lehta dhe të bukura. Nuk dua të iu tregojë të gjithëve se çfarë jam duke bërë dhe pastaj të pretendojë se dikush ka ndërhyrë në jetën time private.”
Danieli Radcliffe.

“Unë jam shumë e befasuar nga aktorët që kanë llogaritë e tyre në Twitter. Dua të besoj që ato e përdorin atë në një mënyre që i gjeneron fitime. Por ajo që unë dua është që njerëzit të kenë sa më pak akses në jetën time personale.”
Scarlett Johansson

“Duket e gjitha si një flluske sapuni,”
Julia Roberts

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF