U përfol për plagjiaturë, flet për herë të parë Ylli Limani! - Celebrity
KreuCelebrity

U përfol për plagjiaturë, flet për herë të parë Ylli Limani!

Është një ndër zërat e rinj e më të spikatur të skenës shqiptare. Me një rrugëtim të nisur në kompeticionet muzikore televizive, Ylli Limani ka realizuar shumë këngë e klipe, duke arritur të jetë pjesë e tregut, pa munguar për një kohë të gjatë. Projekti më i fundit titullohet ‘A ja ka vlejt’, por duket se fansat kanë patur diçka për t’i thënë Limanit.

Sipas tyre, ritmi i këngës është i njejtë me atë të ‘Cry me a river’ nga Justin Timberlake. Sa e vërtetë është kjo? Në një intervistë për Prive, Ylli i ka mohuar të gjitha akuzat për ndonjë plagjiaturë të mundshme. “Kënga është 100% Ylli Limani”, ka deklaruar ai, duke shtuar se krijimi nuk është aspak i kopjuar. Megjithatë, ka patur diçka pozitive për këngëtarin në të gjithë këtë situatë.

Limani është shprehur se Timberlake është këngëtari i tij i preferuar, kështu që akuzën për plagjiaturë e sheh me syrin e mirë, pasi fansat kanë arritur ta krahasojnë me një artist si Justin. Më mirë kështu, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF