Kënga që Zanfina Ismaili i dedikoi nënës së ndjerë! - Celebrity
KreuCelebrity

Kënga që Zanfina Ismaili i dedikoi nënës së ndjerë!

Zanfina Ismaili ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një baladë e ndjerë dhe me një kuptim të veçantë. Ky projekt muzikor i këngëtares, i cili e kthen atë pas një periudhe të gjatë pauze, i dedikohet nënës së ndjerë, Monës.
“M”, titullohet kënga dhe në hyrje shkruan “Në kujtim të M”. E gjitha vija melodike e këngës është e trishtë, por pavarësisht kësaj ajo është mirëpritur dhe i ka emocionuar të gjithë.
Edhe e motra e këngëtares, Adelina Ismaili i ka bërë një dedikim të ndjerë të motrës, pas publikimit të këngës.
Pak kohë më parë, Zanfina i dedikoi nënës së ndjerë edhe një tatuazh, detaj që e ka zbuluar edhe në videoklip.
Mona, mamaja e këngëtareve Zanfina dhe Adelina Ismaili, u nda nga jeta në prill të këtij viti pasi vuante nga një sëmundje e rëndë!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF