KreuBusull

Zgjerohet harta e të infektuarve me Covid-19; Raste të reja në Sarandë, Lushnje, Mat, Tiranë! 23 raste të reja!

Zgjerohet harta e të infektuarve me Covid-19; Raste të reja në

Është zgjeruar harta e të infektuarve me Covid- në vend teksa Saranda ēshtë vatër e re, ku një shtetase ukrainase ka rezultuar pozitive në qytetin bregdetar. Lushnja dhe Mati gjithashtu ka regjistruar raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive, 12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 4 në Lushjë dhe një rast në Durrës.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, ku të gjithë kanë rezultuar negativë.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15.500 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099.

Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF