KreuStil Jetese

Të dielën akrepat 60 minuta pas, por çfarë ndodh tjetër?

Çdo vit pyesim veten nëse ka kuptim ndryshimi i orës, si për jetën, shëndetin apo ekonominë. Rodolfo Costa, profesor i Gjenetikës në Universitetin, pohon se në fakt ndryshimi i orës varet nga niveli i industrializimit. Andaj ju sjellim disa informacione, pasi nga e diela e datës 25 tetor, ora shkon 60 minuta pas. Po a ndikon ndryshimi i orës në jetën tonë? Rodolfo Costa shpjegon se nga ndryshimi i orës mund të fitojmë kohë nga muaji mars deri në tetor, plot një orë dritë natyrore, e rrjedhimisht kursim energjie elektrike. Në seancën dëgjimore të Parlamentin Evropian në mars 2015, kostoja vjetore e kujdesit shëndetësor për shkak të ndryshimit të orës llogarritet një kursim i cili arrin 1% e GDP-së së vendeve të kontinentit, ose 131 miliardë euro.

Por ndryshimi i orës, sipas një studimi në Suedi, rrit infarktin e miokardit. Pse ndodh kjo? Sepse  artificialisht ndryshimi i orës fizike, shkon ‘kundër’ orës tonë të brendshme kardiake që është sinkronizuar me rritmin e lindjes dhe perëndimit të diellit, duke na lejuar të marrim më të mirën për trupin tonë. Ndryshimi sjell shqetësime me sëmundjet kronike, si zemra apo diabeti.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF