Kashmiri dhe dimri janë çifti i ri i tendencës së modës për këtë sezon të ftohtë. Duke kaluar nga koleksionet e dedikuara të shumë markave italiane, tek fotot e revistave dhe gazetave, deri tek shallrat e Burberry, moda i ka dedikuar kësaj cope, nga më të pëlqyerat dhe të vlersuarat në botë, një vend të rëndësishëm për vitin 2016. Giorgio Armani e ka zgjedhur këtë copë për stilimin e veshjes zyrtare të ekipit të Bajern Mynihut, një kostum me kashmir i kompletuar nga një pulovër me jakë V. Ndërkohë Dalani e propozon në një koleksion për mobilimin e shtëpisë, sepse kush e zgjedh këtë copë për veshjen e tij, vështirë të heqë dorë.
Nga ana tjetër Chloé e dërgon këtë copë në pistat e skive në koleksionin e tij për veshjet malore, duke e propozuar një variant të veçantë sporti të ideuar me Veronika Heilbrunner.
Ndërsa mes aksesorëve shalli është një domosdoshmëri dhe Burberry ka menduar t’i dedikojë një pjesë të butikut të tij, një cep të vogël që ngjan si një bar ku klientët mund të zgjedhin, sikurse mund të zgjedhin ç’lloj kafeje preferojnë, dhe ta personalizojnë atë mes një game ngjyrash dhe copash ku sigurisht mbreti është kashmiri.