KreuStil Jetese

SHBA ndalohet goditja e topit me kokë për fëmijët nën 10 vjeç

Federata Amerikane e Futbollit ndaloi goditjet e topit me kokë për fëmijët nën 10 vjeç. Ndërsa për ata nga 10-13 vjeç u rekomandohet trajnerëve që t’i limitojnë në maksimum këto goditje. Kjo për arsye se janë shumë tërrezikshme dhe mund të shkaktojnë traum të kafkës.

“Këto trauma mund të dëmtojnë pjesë të rëndësishme të trurit dhe të sjellin sëmundje të rrezikshme ose invaliditete të llojeve të ndryshme”, shpjegojnë ekspertët. Kjo çështje ka qenë në qendër të një veprimi ligjor të nisur nga prindërit e lojtarëve të rinj kundër drejtuesve tëfutbollit. Pikërisht si përgjigje ndaj këtij veprimi ligjor, Federata Amerikane e Futbollit vendosi ndalimin e goditjes me kokëtë topit në akademitë kombëtare dhe në klubet amerikane të futbollit për të rinjtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF