KreuStil Jetese

Letra prekëse e Zuckerberg për vajzën e tij të sapolindur

Themeluesi i Facebook-ut dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, njoftuan të martën lindjen e fëmijës së tyre të parë. “Priscilla dhe unë jemi shumë të lumtur që të presim vajzën tonë Max!”, shkruan themeluesi i Facebook në faqen e tij. Vjaza e vogël lindi në fillim të javës së kaluar. Njoftimi i kësaj lindje u shoqërua nga një letër e hapur për Max Zuckerberg, të shkruar nga prindërit e saj. Në këtë letër ata shpallin krijimin e “Chan Zuckerberg Initiative” ku do të fusin 99% të aksioneve të rrjetit social, një fondacion që ka për synim t’i dedikohet uljes së varfërisë dhe zhvillimit të shoqërisë në botë.

“Një jetë e mbushur me dashuri”

“Shëndetësia përmirësohet. Varfëria është në rënie. Njohuritë rriten. Njerëzit komunikojnë më shumë. Progresi teknologjik në të gjitha fushat tregon se jeta jote duhet të jetë shumë më e mirë se sa e jona sot. Ne do të bëjmë pjesën tonë që kjo të realizohet, jo vetëm sepse ne të duam, por sepse ne kemi një përgjegjësi morale kundrejt fëmijëve të gjeneratës së re. Max ne të urojmë një jetë të mbushur me po aq shumë dashuri, shpresë dhe gëzim sa ti na jep neve sot”, shkruan Mark Zuckerberg në këtë letër.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF