KreuStil Jetese

Një bar ku mund të provoni… veshje!

Në vend të pijeve dhe të sanduiçëve gjeni veshje, është “mini fashion bar”, një koncept i ri për të bërë shopping i ideuar nga marka Pimkie i inspiruar nga mini barët tradicional të hoteleve luksoze.

Brenda dhomave të disa prej hoteleve në qytetet më të rëndësishme të Evropës klientët gjejnë një gamë veshjesh të përshtatura me stinën dhe të menduara për t’u përballur si një ditë me shi dhe për një mbrëmje të veçantë që del papritur. Klienti mund të provojë veshjet në dhomë dhe të zgjedhë lukun që i përshtatet më shumë kërkesave duke paguar menjëherë në momentin e check out, njësoj si në një minibar.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF