KreuArt

Nis sot eventi më i rëndësishëm i muzikës, Festivali në TVSH

Si çdo fundviti, eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare rrëmben vëmendjen maksimale të medias dhe publikut. Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH do të ngrërë sonte siparin në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të ngjiten në skenë plot 30 këngë, të cilat do të transmetohen LIVE në ekranin e TVSH në orën 20.45. Ndryshe nga vitet e shkuara, për herë të parë, këngët nuk janë më suprizë, pasi publiku është njohur duke u ndjekur në ekranin e TVSH-së, por edhe përmes faqes së internetit të festivalit, ndaj edhe tre netët pritet të jenë një spektakël i vërtetë muzikor. Pak orë para se të ngjiten në skenë prezantuesit e festivalit, Blerta Tafani dhe Pandi Laço, ky i fundit njëkohësisht edhe skenarist, zbulohen pamjet e para të skenës e cila është realizuar nga skenografi Fatmir Minga. Natën e parë do të ngjiten në skenë 15 artistët e parë, për t’i lënë vendin një natë më pas 15 artistëve të tjerë, ndërsa nata finale do të presë më të mirët. Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë, edhe sivjet fituesi i edicionit të 54-ët të Festivalit të Këngës në RTSH do të udhëtojë në Maj drejt Suedisë për të garuar në Eurovizion.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF