KreuStil Jetese

Nga Julianne Moore tek Lady Gaga, veshjet e Golden Globes 2016

Dje, më 10 janar në Beverly Hills zhvillohej ceremonia e 73-të e Golden Globes Awards, një nga ceremonitë amerikane më të rëndësishme bashkë me Oskarët.

Një mbrëmje që pa Leonardo Dicaprio-n të kurorëzohej me çmimin e aktorit më të mirë për filmin “The Revenant” ndërkohë që Jennifer Lawrence mori çmimin si aktorja më e mirë për “Joy”.

Brie Larson mori gjithashtu çmimin aktorja më e mirë në një film dramatik, në filmin “Room”, ndërsa Kate Winslet u zgjodh aktorja më e mirë në rol dytësor tek “Steve Jobs”.

Lady Gaga fitoi për herë të parë një çmim Golden Globes si aktorja më e mirë në filmin “American Horror Story: Hotel” ndërsa Matt Damon mori çmimin si aktori më i mirë për filmin “The Martian”.

Në galerinë tonë të fotove do të gjeni veshjet më të bukura të mbrëmjes.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF