KreuStil Jetese

Detajet e sfilatës Chanel moda e lartë pranverë 2016

Në çdo sfilatë Karl Lagerfeld ofron një riinterpretim të këpucëve dyngjyrëshe të Coco Chanel, dhe kjo nuk ka munguar edhe ketë herë.

Aksesori star i kësaj sfilate ishin disa rripa në të cilat ishin vendosur çanta për iPhone ose Ipad, duke i dhënë çdo luku një prekje high-tech.

Një element tjetër i sfilatës Chanel moda e lartë ishin tatuazhe me bojë të zezë që vinin rreth syrit të modeleve duke dhënë pamjen e syrit të një shqiponje. Një shikim prej mbretëreshe egjiptiane, tip Kleaopatra, por në një version 3D ultra modern.

Flokët ishin stiluar në modele të inspiruara nga Picasso…

Këto dhe shumë veçanti të tjera të kësaj sfilate Chanel moda e lartë pranverë 2016 do t’i gjeni në galerinë tonë të fotove…

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF