KreuStil Jetese

Kastro Zizo: Jam i qartë për seksualitetin tim!

Ashtu siç ka ndodhur në të shumtën e rasteve, shfaqja e Kastro Ziso nuk mund të kalojë pa u vënë re, e kjo sidomos për natyrën e tij kontraverse. Këtë herë jo për faj të tij, por për rolin e fundit që ju besua në spektaklin “Your Face Sound Familiar” ku artisti u shfaq nën lëkurën e fituesit të Eurovizion, Conchita Wurst. Pas dialogjeve me nota humori natën e parë të spektaklit, Kastro Ziso vendos të shpjegojë për Bordo keqkuptimet e mundshme që kanë lindur pas këtij roli, duke theksuar se është i qartë për seksualitetin e tij.

Dy ditë më parë befasuat me pjesëmarrjen tuaj në spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar” me një nga personazhet më të përfolura që nga Eurovizioni, Conchita?

Meqenëse formati është i tillë iu përmbajta me korrektësi çdo detaji. Shpresoj ta kem bërë dhe në vokal sepse Conchita është një këngëtare shumë e mirë.

E patët të vështirë përqafonit kaq mirë personin e saj?

Përveç të tjerave unë edhe aktroj, kështu që nuk e kisha shumë të vështirë… Plus që më ngjan një personazh relativisht i lehtë.

Mendoni se jeni paragjykuar?

Në disa qarqe po! Por, nuk është se ma ndjen shumë. Jam i qartë për seksualitetin tim.

Nuk keni frike nga paragjykimet si shumë artistë të tjerë?

Jooooo. Formati kërkon të transformohemi në të tjerë personazhe. Atë do bëj qofshin femra, meshkuj apo transeksual.

“Rrokum Night” është emisioni me i ri që ju rikthen sërish në ekran. Si lindi idea e këtij bashkëpunimi?

Në fakt, është një ide e vjetër imja dhe e Migjen Kelmendit, drejtuesit të ‘Rrokum tv’. Bashkëpunojmë shumë mirë me idetë. Koncepti i emisionit është një urë lidhëse midis Tiranës dhe Prishtinës. Po ashtu edhe të ftuarit janë një nga Shqipëria dhe një nga Kosova. Të shohim sa dallime dhe të përbashkëta kemi…

Mendoni se ky shoë është një tjetër trampolinë përsa i përket karrierës tuaj në ekran?

Nuk mendoj shumë për tranpolina! Bëj atë që mendoj se bëj më mirë.

Po muzika çfarë vendi po zë në jetën tuaj. Keni ndonjë projekt të ri muzikor pas pjesëmarreve në Festivale?

Shumë shpejt do të vij me dy ose tri projekte të reja. Në fakt, muzika nuk është si të hapësh një kanal, ka nevojë për kohën dhe muzën e vet.

Një artistë rebel, që herë pas here shfaq dhe pjesën e tij të dobët, të qenit baba i dy fëmijëve. Ju bën krenar ky fakt?

Fëmijët e mi janë gjëja më e mirë dhe më e bukur që kam bërë në jetë. Jam shumë krenar!

Sa e vështirë është të jetosh mes Tiranës dhe Prishtinës?

Tashmë jam mësuar dhe gati-gati nuk bëj dot pa dy qytetet.

Cilët janë projektet tuaja në vazhdimësi?

Veç angazhimeve për të cilat folëm, së shpejti nis dhe emisionin tim klasik në radio “Dr Love”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF