Çokollatat e Pashkëve: Krijimet më origjinale të 2016!

Cila prej vezës, pulës apo lepurit do të dominojë këto Pashkë 2016? Çokollata me qumësht, çokollata e zezë apo çokollata e bardhë…

Festat e Pashkëve janë një okazion për t’u mbledhur me familjen dhe çdo vit është i njëjti ritual, të vegjël dhe të mëdhenj nisen në gjueti të vezëve. Në fakt, ndonëse me 6,69 kilogram në vit për banor francezët janë konsumatorët e shtatë evropianë të çokollatës pas gjermanëve (12,22), britanikëve (8,86) apo austriakëve (8,8), në Francë janë shitur vitin e kaluar më shumë se 15 000 ton çokollatë vetëm për Pashkët!

Në Francë, Belgjikë apo Itali, janë këmbanat, që sipas traditës, me tingëllimin e tyre të lumtur vendosin nëpër kopshte vezët e çokollatës kaq të dashura për fëmijët.

Tek egjiptianët, persët dhe romakët kryesisht, veza është një simbol i jetës, që na dhurohet në pranverë. Për sa i përket lepurit, ai vjen nga një traditë pagane gjermane. Ai ishte emblema e perëndeshës Ost Ara, simbol i pjellorisë dhe pranverës. Tashmë prej disa vitesh këto figura tradicionale prej çokollate të zezë, me qumësht apo të bardhë, shfaqen pa reshtur dhe të rinovuara në dyqanet e çokollatave, pastiçeri dhe në marketet e mëdha ose të vogla.

Nga Shtëpia e Çokollatës e Alain Ducasse dhe Pierre Marcolini, duke kaluar nga mjeshtëra si Pierre Herme, Arnaud Larher, Christophe Roussel, Jean Paul Hevin apo Shtëpia e Ngrohtë, secili paraqet krijimin e tij më origjinal me çokollatë.

Madje edhe kuzhinierët e hotelerisë së luksit si Marie Wucher dhe lepuri i tij Squick në Parkun Obernai, Michael Bartocetti dhe veza e tij Tian-Long në Shangri-La Paris, apo Ken Thomas dhe krijimi i tij prej çokollate Quetzalcoatl në Westin Paris-Vendome, kanë përveshur mëngët për një garë plotë shije.

Zbuloni në galerinë tonë të fotove risitë prej çokollate të Pashkëve 2016 që të mbushin gojën plot lëng!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *