Andidepresantët gjatë shtatzënisë rrisin me 87 % rriskun e autizmit

Çrregullimet e autizmit janë një varg çrregullimesh komplekse të neuroneve.  Ky çrregullim karakterizohet nga dëmtime sociale, probleme me komunikimin, kufizim të tij dhe modele të  përsëritura stereotipesh të sjelljes. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, ekspertët vlerësojnë se 1 në 88 fëmijë do të ketë çrregullime të spektrit të autizmit.
Aktualisht, autizmi është konsideruar si një sëmundje pa trajtim.
“Nuk ka ilaçe që mund të kurojnë autizmin apo trajtojnë simptomat kryesore.”, shkruan Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.
Studimi i ri tregon se duke marrë ilaçe kundër depresionit gjatë shtatzënisë rritet edhe rreziku i autizmit me 87%.
Autori kryesor i studimit, Profesor Anick Berard i Universitetit të Montrealit, dhe një ekip i studiuesve kanë arritur në këtë përfundim pasi kanë shqyrtuar të dhënat nga 145 456 shtatzënitë.
Sidorela Lepri

Previous ArticleNext Article