KreuArt

Vizitë ekspres në portën hyrëse të Orientit të largët

Në pak vite, Singapori është imponuar si një nga portat hyrëse të Azisë dhe të Australisë. Në fakt prej shumë vitesh, udhëtarët e fluturimeve që lidhin Azinë me Australinë apo Zelandën e re bëjnë një ndales në aeroportin e Singaporit.

Changi Airport ka ditur gjithnjë se si t’i bëjë këta udhëtarë të kalojnë kohën. Aty mund të gjeni një pishinë të hapur me pamje në pistën e fluturimit, kinema, krevate të rrumbullakët si arra kokosi, një kopësht me kaktuse dhe flutura, një pafundësi me butikë Duty Free… Në fakt ky aeroport ofron aq shumë mundësi argëtimi sa që  është shndërruar në një destinacion fundjave edhe për banorët e Singaporit.

Ky qytet-shtet nuk është më i madh se 710 kilometra katrorë që shpërndahet në ishullin kryesor dhe ishujt e tjerë të vegjël aty rrotull. I banuar nga pesë milion banorë… këtu hapësira është shumë e çmuar.

Por pasuria e vërtetë e Singaporit fshihet tek shumllojshmëria kulturore. Rreth 70% e banorëve kanë origjinë kineze, 15% malajzianë dhe 10% indianë. Kështu që kur shëtisni ju lëvizni nga një atmosferë në tjetrën, duke kaluar nga lagja China Town tek Little India.

Megjithatë, Singapori duket se po merr një drejtim tjetër. Nën hijen e pyjeve me kulla, aktitektura tradicionale e zonës duket se po rizgjohet. Pas një gare të shfrenuar për të rritur ekonominë e tij, Singapori ka filluar t’i ktheht trashëgimisë dhe kulturës së tij.

National Gallery Singapore është shembulli më i mirë. I inaguruar në vitin 2015, ai paraqet një koleksion të pasur të artit të Azisë juglindore nga shekulli i XIX deri sot si dhe ekspozita të artit modern dhe bashkëkohor. Me ambiente të tilla Singapori është i mbushur në çdo kthesë.

I panjohur nga shumë persona, Singapori i surprizon vizitorët me rrugët e tij të vogla si për shembull Haji Road, një festival i vërtetë ngjyrash. Mbrapa kullave të tij, qyteti është i përfshirë nga një sharm i pazakontë që të bën të harosh se në këtë vend aplikohet akoma dënimi me vdekje.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF