KreuStil Jetese

Këto ushqime parandalojnë ndjesinë e ankthit

Ushqimet e fermentuara janë thelbësore për shëndetin tuaj dhe ato ndihmojnë mjaft aparatin tretës, stomakun dhe zorrët. Kjo kategori ushqimesh përmbajnë disa lloj bakteresh tepër të shëndetshme që rrisin imunitetin e trupit dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
Studimi i ri i kryer nga William & Mary tregon se ushqimet e fermentuara mund të ndihmojnë në parandalimin e ankthit social tek adoleshentët.
Studiuesit kanë zbuluan se adoleshentët që janë përfshirë në studim, dhe që hanin ushqime të fermentuara si pjesë e dietave të tyre tyre kanë treguar simptoma ankthi më pak, kjo në raport me ato adoleshentë që nuk kishin pjesë të dietave të tyre këto lloj ushqimesh. Efekti ishte edhe më i dukshëm në mesin e atyre, tek të cilët ankthi ishte i trashëguar gjenetikisht.
“Është e mundur që ushqimet e fermentuara janë të favorshme në ndryshimin e mjedisit në zorrë, dhe ndryshimet në zorrë ndikojnë në krijimin e ndjesisë së ankthit”, tha W & M, profesorët psikologë në Matthew Hilimire. Ato shtuan se mendojnë se kjo është absolutisht magjepsëse, të dish se mikroorganizmat në zorrë mund të ndikojnë në mendjen tonë.

Sidorela Lepri

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF