KreuArt

Game of Thrones: Jon Snow dhe Ygritte çift në jetën e vërtetë

Kur realiteti dhe filmi bashkohen…  Kit Harington dhe Rose Leslie, që mishërojnë të dashuruarit Jon Snow dhe “të egrën” Ygritte në serialin e famshëm “Game of Thrones”, përbëjnë një çift të vërtetë jashtë kinemasë.

Dy aktorët vendosën të zyrtarizojnë lidhjen e tyre gjatë ceremonisë së çmimeve Olivier Awards në Londër këtë të dielë.

Ai me smoking, ajo me fustan bust ngjyrë floriri dhe të zezë, iu dorëzuan lojës së fotografëve, duke u sfaqur shumë të afërt në tapetin e kuq dhe duke i dhënë fund spekullimeve që fliteshin për ta.

Dy aktorët britanikë u njohën gjatë xhirimit të serive të Game of Thrones, ku pasioni romantik dhe plot tension i kishte mbajtur fansat të mbërthyer pas ekranit për shumë episode.

Po t’i hymë më thellë kësaj marrëdhënie, në fakt ishte një dashuri me shikim të parë. Por historia e tyre ka njohur shumë ulje e ngritje. Kit Harington ka pasur fillimisht një lidhje me Emilia Clarke, që luan mbretëreshën e bukur, Daenerys Targaryen në këtë serial, para se të rikthehej në krahët e Rose.

Që prej atëherë, fjalët nuk kanë reshtur se rrituri, ndërkohë që paparacët i ndiqnin kudo, kryesisht duke i kapur nëpër butikët e modës në Los Angeles. Pa dyshim që të lodhur nga kjo ndjekje, çifit ka vendosur më në fund të shfaqet publikisht për të pasur, ndoshta, pak qetësi.

Rose Leslie, 29 vjeç, ka luajtur fillimisht në rolin e një shërbëtoreje në serialin Downton Abbey, ndërsa rolin e saj të parë të madh e ka luajtur vitin e kaluar në Hollywood në krahë të Vin Diesel në filmin The Last Witch Hunter.

Për sa i përket Kit Harington, 29 vjeç gjithashtu, fama e tij ka bërë një hap prej gjiganti falë Game of Thrones, duke e shndërruar në një idhull për fansat. I shfaqur i vdekur në serinë e fundit të sezonit të kaluar, shumë shpresojnë që ta rishikojnë sërish në episodet e reja që fillojnë më 24 prill.

Të gjitha llojet e teorive janë shfaqur mbi këtë rol, vetë aktori thjesht ka thënë se ka luajtur disa pjesë të vogla… të trupit pa jetë të personazhit të tij.

Sekreti mbi sezonin e gjashtë të Game of Thrones mbizotëron në çdo aspekt… nuk mbetet gjë tjetër vetëm se të presim me padurim datën 24 prill.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF