KreuStil Jetese

Laptopi më fin në botë… nuk është ai që mendoni!

Në zemër të pallatit të Versajës, me rastin e New York Times International, HP bën një prezantim mahnitëse. Laptopi i tij më i ri, HP Spectre 13, i inspiruar nga gama ekzistuese Spectre i pajisur me një ekran Full HD 13,3 polësh, është një model i elegancës, rafinimit dhe teknologjisë. Të gjitha këto në një format shumë kompakt.

Shasia e tij është prej alumini dhe ka një gjerësi prej vetëm 10,4 mm, duke u bërë laptopi më i hollë në botë sipas markës amerikane. Me një peshë shumë të reduktuar, vetëm 1,1 kg, falë një baze me fibra karboni. Një tjetër material klasi, është bakri, që i jep pjesës së pasme të laptopit një pamje shik njësoj si një veturë luksoze.

Bakrin e gjejmë gjithashtu edhe në tastet e tastierës. Ai përshtatet në mënyrë perfekte me ngjyrën gri te hirtë të shasisë dhe me xhamin e butë të trackpad-it.

Në aspektin e karakteristikave teknike, HP i ofron përdoruesve zgjedhjen mes një procesori Intel i5 ose i7 të gjeneratës së gjashtë, më shumë se 512 Go memorje, memorej Ram 8 Go, tre porta USB të tipit C, një sistem ftohjeje hiperbarik (ku presioni atmosferik i brendshëm është më i lartë se sa ai i jashtëm) për të evituar nxjehjen dhe një autonomi prej 9 orë e 30 minuta.

Për vetëm 1 499 euro, duket një paszarë tërheqës. Mbetet për t’u verifikuar kur të dalë në treg në muajin korrik.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF