KreuStil Jetese

Elizabeth II, një “fashion queen” e vërtetë

Në Londër, Buckingham dhe Windsor, hapen tre ekspozita që prezantojnë veshjet dhe stilin e mbretëreshës, nga joshja e viteve të saj të rinisë tek veshjet me ngjyra të një zonjë 90 vjeçare.

Veshjet mbreslënëse të Elizabeth II, mantelet me ngjyra bllok dhe kombinimet e pazakonta të kapeleve të vogla, me pendë, vjollcë ose rozë, si dhe çanta e saj e pashmangshme, që duket si e ngjitur me grushtin e saj mbretëror të mbuluar me dorashkë.

Një modë e ngurtë dhe e vjetër por shumë e këndëshme, që mbretëresha, megjithatë, nuk resht së rinovuari me nuanca marramendëse prej dekadash. Me një preferencë të dukshme ndaj blusë, rozës dhe të verdhës së ndezur.

Por ky stil i paimitueshëm, dhe shpesh i vënë në lojë, dëshmon në fakt një kod veshjeje mbretëror që i bindet rregullave strikte.

Për këtë kthim në kohë të jashtëzakonshëm, 150 rrobaqepës, fustane dhe mantele dite dhe mbrëmjeje si dhe aksesorë, të zgjedhur në funksion të vendit, përshkruajnë kohët e lavdishme të mbretërimit të saj dhe evenimentet familjare që kanë lënë mbresa, duke treguar në detaj shumllojshmërinë e shijeve të mbretëreshës.

Në Buckingham do të paraqiten dhjetë dekada të stilit mbretëror si edhe fustani i saj i jashtëzakonshëm i martesës me saten dukeshe qëndisur me zambakë dhe lule portokalli të imagjinuara nga vetë Norman Hartnell në vitin 1947.

Në Londër dhe në një nivel më të vogël në Windsor, publiku mund të zbulojë gjithashtu veshje sharmante të nxjerra nga e kaluara, ato të princeshës së vogël modele të lindur më 1926, që Lufta e Dytë botërore do t’ia sfumojë adoleshencën. Në një foto të marrë nga Sir Cecil Beaton në vtin 1941, Elizabeth e re pozon në moshën 15 vjeçare, e veshur si kolonel i “Grenadier Guards”, një princeshë melankolike, solidare me përpjekjet e kombit mbi të cilin është thërritur të mbretërojë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF