KreuCelebrity

John Legend dhe Chrissy Teigen publikojnë foton e parë të vajzës

Çifti Chrissy Teigen dhe John Legend, një javë më parë u bënë prindër për herë të parë. Por vetëm një javë më pas, ato kanë publikuar foton e parë të vajzës, Luna Simone Stephens. Luna do të thotë hënë në latinisht dhe është njëri prej emrave të Artemidas, perëndeshës së hënës.
Teigen ka postuar një foto kaq të ëmbël, teksa e mban vogëlushen e porsalindur në prehër. Ajo ndodhet jashtë në oborrin e shtëpisë së çiftit dhe në foto shihet edhe qeni i tyre (Bulldog Francez).
Mamaja e re shkruan mbi foto “Ç’kemi Luluja ime”. Kjo është fotoja e saj e parë në Instagram së bashku me vajzën, ndërkohë që ne presim akoma edhe më shumë foto të tjera familjare të çiftit.
Kngëtari amerikan, John Roger Stephens, i njohur si John Legend dhe Crissy Teigen janë martuar në shtator të vitit 2013.

Burimi: Harper’s Bazaar

Përshtati: S.L

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF