KreuStil Jetese

Elizabeth II: Gjitha gabimet në stil që ia falim… mbush 90 plot vjeç!

Shija e saj e modës kryesisht është glorifikuar. Veshjet e saj të jashtëzakonshme, kapelet fantastike, një kombinim i përkryer ngjyrash… Dakord, mbretëresha e Anglisë ka pasur, në disa momente të jetës së saj, çaste gjenialiteti të modës. Por Elizabeth II ka kaluar edhe disa dështime të errëta në çështjen e lukut, si për shembull, veshja në ngjyrë të verdhë të ndezur gjatë martesës së Kate dhe William në vitin 2011.
Në mbrojtje të mbretëreshës, për këto “dështime”, shpesh përmendet se stili i saj i paimitueshëm i cili dëshmon në të vërtetë një kod veshjeje mbretëror që i bindet disa rregullave strikte. Në fakt, mbretëresha duhet të dallohet nga shumë larg, kjo shpjegon gamën e jashtëzakonshme të ngjyrave të ndezuara të pranishme në garderobën mbretërore, ndërsa takat nuk duhet të kalojnë asnjëherë shtatë centimetra lartësi. Por në këtë kod veshjeje nuk ka asgjë mbi kapelet e pazakonta të Elizabeth II, që shpesh herë përbëjnë një shpjegim të qëndrueshëm për “ekseset” e saj të “fashion”-it.

Fashioning a Reign : 90 Years of Style from The Queen’s Wardrobe, është ekspozita që po shfaqet në Holyrood, Buckingham dhe Windsor, tre pallate të mbretëreshës. Me këtë rast në galerinë tonë do të gjeni disa nga momentet që janë gjykuar si gabime të stilit ose si veshje që nuk përshtaten me situatën.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF