KreuStil Jetese

“La dolce vita” – Vespa feston 70-vjetorin

Simbol i vërtetë i arti i të jetuarit sipas stilit italian, “La dolce vita”, Vespa feston sot 70-vjetorin e krijimit të saj duke u shfaqur krenare në piedestalin e të gjithë kohërave, shitjet e së cilës janë trefishuar 10 vitet e fundit.

Me një pamje të veçantë në formën e grerëzës nga e cila është frymëzuar, e famshmja me dy rrota ka nxjerrë në shitje prej fillImeve të saj më shumë se 18 milionë motora, referuar ndërtuesit të saj, kompanisë “Piaggio”.

Në periudhën kur Enrico Piaggio, më 23 prill 1946 depozitoi patentën e “Vespës” në Firence, pikësynimi i tij ishte të rimëkëmbte sipërmarrjen, asokohe e specializuar në teknologjinë e avionëve e cila u dëmtua rëndë nga sulmet ajrore në Luftën e Dytë Botërore.

Ai i kërkoi një prej inxhinierëve të tij, Corradino Ascanio për krijimin e një mjeti të thjeshtë në prodhimin dhe me çmim të arsyeshëm.

D’Ascanio nuk i pëlqente motorat, i konsideronte të parehatshme, të rënda dhe të bezdisshme. Duke u fokusuar në këto probleme, njëri pas tjetrit, ai imagjinon një linjë revolucionare.

Suksesi është i menjëhershëm, nga 2 484 modele të shitura në vitin 1946, prodhimi kalon në rreth 20 000 në vitin 1948, para se të arrijë në 60 000 në vitin 1950 dhe 171 200 në vitin 1953, me uzina në disa shtete.

Vespa ishte më shumë se sa një motor, ajo kishte një karroceri me një mbrojtëse nga pluhurat, nga balta dhe shiu, madje ishte edhe shumë e rehatshme si për shoferin edhe për pasagjerin.

Ajo që bëri gjithashtu suksesin e saj, ishte fakti që kishte rrota të vogla dhe kështu ishte e mundur të kishe një rrotë rezervë me vete. Në atë kohë gomat konsumoheshin më shpejt për shkak të cilësisë dhe se teknologjia nuk ishte si kjo që kemi tani.

Por vespa u pëlqye shumë edhe sepse linjat e saj ishin shumë simaptike dhe se kishte një zhurmë të këndëshme, njësoj si ai i një grerëz.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF