KreuKuzhine

Role kastraveci me Philadelfia

Nga Aristela Anagnosti
Roletë e kastravecit janë një “snack” i shijshëm dhe ideal për tu shijuar gjatë kohës së nxehtë të verës.

Përgatitja për 10 role kastraveci:
– 1 kastravec i plotë për roletë
– gjysmë kastraveci për kremin
– 2 lugë gjelle me Philadelfia
– vaj ulliri me hudhra
– kripë dhe kopër

Përgatitja.
Me qëruesen e patatevë presim në fletë shumë të holla kastravecin, pa ia hequr lëkurën. Më pas fillojmë përgatitjen duke bashkuar në një tas philadelfian, kripën, vajin e ullirit, koperin e prerë si dhe kastravecin e grirë. Pasi i bashkojmë në një masë të njëtrajshmë lyejmë fletët e kastravecit dhe më pas i mbështjellim. Roletë janë gati për tu shijuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF