KreuCelebrity

Shqiptari i reklamave të Kinës

Është vetëm 24 vjeç dhe ka nisur të merret me modeling që në vitin 2010. Rrugëtimi i Jovan Tafës nga Lushnja drejt Shangait, mund të quhet një histori suksesi.
Në një intervistë për Bordo.al, Jovani tregon pasionin e tij për modelingun, mbështetjen e familjes si edhe ambiciet e planet e së ardhmes.
Jovan, origjina jote është nga një qytet i vogël, megjithatë kjo nuk të ka penguar aspak të jesh i suksesshëm jashtë Shqipërisë. Na trego pak për rrugëtimin tënd nga Lushnja drejt Shangait?
Origjina ime realisht është nga një fshat i Lushnjës, Çermë e Vogël quhet. Modelingun e kam filluar në Itali në vitin 2010. Nuk është aspak e lehtë të jesh në Shanghai, por më në fund ia dola. Kjo gjë ndodhi me ish-agjencinë 3MModels.
Cili mendon se është çelësi i suksesit tënd?
Dashuria për këtë punë dhe durimi që duhet të kesh pas backstage-it.
Ti ke pozuar edhe nudo, nëse nuk gabohem. Je paragjykuar në Shqipëri për këtë fakt?
Kam pozuar nudo, po shumë madje. Por nuk më ka bërë përshtypje çfarë publiku shqiptarë apo fansat e mi më kanë thënë. Për mua, janë thjeshtë foto.
Sa të ka mbështetur familja në këtë rrugëtim?
Më kanë mbështetur shumë dhe akoma vazhdojnë e bëjnë. Ata janë shumë krenar për deri ku kam arritur.
Për cilat marka/kompani keni sfiluar deri tani?
Sfilatat nuk janë për mua dhe nuk kam marrë pjesë. Por përsa i përket markës Underwear Chinese Market, kam bërë shumë prej tyre!
Keni patur oferta nga shtëpi të tjera mode jashtë kontinentit aziatik?
Po kam marrë offerta për në Dubbai, LA, Japoni dhe Korea. Por për momentin unë e dua Shangain.
Cila është ambicia jote më e madhe në fushën e modelingut?
Më pëlqen të aktroj përpara fotokamerës, dhe e bëj me shumë dashuri këtë punë.
Planet e së ardhmes?
Studime të metejshme për t’u bërë aktorë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF