KreuCelebrity

“C’e posta per te” do të rikthejë Arbanën në ekran

Së shpejti ekranit televiziv shqiptar do t’i bashkangjitet edhe një tjetër emision. Në sezonin e ri televiziv Top-Channel do të sjell një program tjetër televiziv.
“C’e posta per te” i drejtuar nga Maria Filipi është një ndër emisionet më të ndjekura në Itali. Po të njëjtin sukses programi ka edhe në Spanjë dhe në Greqi.
Ky program do të vi në shtator në ekranin e Top-Channel me titullin “Dua të të bëj të lumtur”.
Programi do të ketë tema të prekshme sociale dhe personale, të cilat do të jenë të ndryshme për çdo javë. Ndërkohë pas këtij lajmi, ka nisur të përflitet se “Dua të të bëj të lumtur” do të drejtohet nga Arbana Osmani, megjithëse nuk është konfirmuar ende.
Në mbyllje të programit televiziv “Në 1 Javë”, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se do të shiheshim së shpejti. Ndoshta ka nënkuptuar programin e ri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF