KreuFashion

Aplikacionet e nevojshme për të shoqëruar udhëtimet tuaja

Nga Aristela Anagnosti
Në momentin që ju vendosni të bëni gati valixhen dhe të largoheni nga vendi ku jetoni, përveçse kënaqësisë, përballeno edhe me shumë “siklete”, “pengesa” e probleme të vogla që kthehen në panik. Pa dyshim që edhe ato kanë bukurinë e tyre, për më tepër kur pushimet përfshijnë udhëtimet në shtete të tjera, pa patur një shoqërues vendas.
Disa mendje kanë menduar për t’i pakësuar këto “tmerre” duke krijuar disa aplikacione “shpëtuese” dhe lehtësuese. Ju mund të shkarkoni në telefonin ose tabletin tuaj, aplikacione të tilla dhe të shijoni rehat udhëtimin e punës apo të pushimeve.
Do të shpëtoni nga dilema se ku ka wifi falas dhe kjo falë këtyre aplikacioneve që tregojnë se ku mund të gjeni ëifi free për të kaluar tek kënaqësia që do të ndjeni, do të dini çfarë ushqimesh tipike të provoni në lokalet më të sugjeruara. Do të kurseni kohën duke menduar se çfarë të vizitoni dhe si të lëvizni, sepse harta dhe sugjerimet e vendeve do të jenë në xhepin tuaj.
Ka dhe akoma supriza, kjo nëse do të keni edhe aplikacionin që tregon vendet më panoramike për të bërë fotot më të veçanta e për t’i ndarë në formë kartoline me miqtë tuaj nga një aplikacion tjetër.
Pasi të mendoni se ku do shkoni, shkarkoni të gjitha aplikacaionet për një guidë sa më të mirë.  Ne nuk po jua shuajmë kurizoitetin duke ua shpjeguar, por thjeshtë po iu tregojmë emrat.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF