KreuStil Jetese

Marion Cotillard shfaqet në Kanë me Dior Couture.

Një veshje rock’n’roll, kjo ishte zgjedhja e Marion Cotillard në Festivalin e Kanës, për parakalimin në tapetin e kuq për filmin “It’s Only the End of the World” të Xavier Dolan. Aktorja është veshur me Dior Couture.

Fustani i saj bust me dekolte V të thellë ishte i rrethuar nga një vello e varur, e lidhur tek beli. Një pamje e errët dhe elegante, e gjallëruar dhe gjysme e egër, plot volum dhe bizhu të firmosura Chopard.

Për të prezantuar filmin e tij të fundit në Festivalin e 69-të të Kanës, Xavier Dolan ishte i rrethaur nga Marion Cotillard, por gjithashtu edhe nga sublimja Léa Seydoux, si dhe Nathalie Baye, Vincent Cassel dhe Gaspard Ulliel.

Me filmin “It’s Only the End of the World”, është hera e dytë që ky regjizor kanadez, më saktë nga Kebeku, zgjidhet në garën zyrtare. Ai në vitin 2014 kishte fituar çmimin e jurisë me filmin “Mommy”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF