KreuFashion

Mënyrat për të luftuar celulitin

Lufta me celulitin është kaq e gjatë në vite. Ka shumë kremra, masazhe e ushtrime që rekomandohen për të luftuar celulitin. Disa prej tyre mund t’ju kenë bërë të humbni besimin, pasi i keni provuar disa herë. Bëni dhe nje provë, duke iu referuar mënyrave të thjeshta dhe praktike, sikurse janë ushtrimet.
Ne përdorim krema të ndryshme që na sugjerohen dhe më pas veshim xhinse për ta fshehur celuliitin, madje edhe kur temperatura është 40 gradë Celsius. Pavarësisht kësaj, ende 80% e grave nuk bëjnë gjënë më të mirë që do largonte celulitin: ushtrimet e ashtuquajtura të forcës.
Celuliti është thjeshtë dhjam, shumë njerëz, përfshirë dhe specialistët, kanë thënë që mënyra e vetme për të zhdukur celulitin është të humbësh masë dhjamore, por kërkimet e fundit për celultitin tregojnë se është një shtresë akoma më e thellë, te muskuli që i jep formë dhjamit.
“Me kalimin e moshës, humbasim masë muskulore”, thonë kërkuesit e kësaj fushe. “Shtresa muskulore bëhet më e hollë, më e dobët dhe më pak e tendosur dhe shtresa e sipërme dhjamore nuk ka një bazë stabël për t’u mbështetur. Dhjami rrudhoset dhe shkon në drejtime të ndryshme sepse nuk ka poshtë një bazë solide të sheshtë poshtë.”
Në këtë mënyrë specialistët shpjegojnë se përse pasi kemi bërë gjithçka që duhej, ende nuk shohim as edhe një rezultat të vetëm. Edhe nëse humb masë yndyrore, ajo që mbetet do të mbështetet përsëri mbi të njëjtin ind muskulor, duke i dhënë asaj të njëjtën strukturë të qullët. “Celuliti është një problem dyanësh, kështu që na duhet një zgjidhje dyanëshe”, thonë specialistët. Ushtrimet e forcës ndihmojnë për të forcuar dhe tendosur muskujt.”
Ekspertët janë pyetur edhe për lëvizjet më efikase të pjesës së poshtme të trupit. Çdo ushtrim merret me një pjesë të trupit, vithet, ijet dhe kofshët. Në fakt, ato janë kaq efiçente sa po t’i shtosh një nga ushtrimet e mëposhtme stërvitjes së përdithsme 3 deri 4 herë në javë mund të shndërrojë gjithë pjesën e poshtme të trupit. Nëse nuk ke një program tjetër, bëj një deri në tre herë çdo ushtrim.

Burimi: StepIn2

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF