KreuStil Jetese

Sot është nata e Marsit, nuk ka qenë kaq afër prej 11 vitesh

Sytë dhe teleskopët jannë drejtuar nga Marsi, që në mbrëmjen mes 30 dhe 31 maj do të jetë shumë afër me Tokën, një fenomen i tillë ka ndodhur 11 vite më parë. Në fakt dy planetet do të jenë të ndarë vetëm nga 75,3 milionë kilometra.

Ky takim nga afër do të ndodhë në orën 23:34 të së hënës më 30 maj, por momenti ku shikueshmëria do të jetë më e lartë do të jetë rreth orës një të mbrëmjes. Nga ana tjetër moti pritet të jetë mjaftueshëm i butë, por nëse nuk doni të humbisni asnjë çast nga ky eveniment historik për faj të reve, do të jetë e mundur ta ndiqni atë duke ndenjur plot rehati në divanin tuaj, pasi planeti do të shihet drejtpërdrejtë nga “Virtual Telescope”, pamje që do të jepen nga disa kanale.

“Ndërsa 22 marsin e kaluar kishte qenë krejtësisht në krahun e kundërt të diellit, Marsi sot do të jetë protagonisti i madh i qiellit pasi do të jetë i dukshëm gjithë mbrëmjen”, shpjegon astrofiziku Gianluca Masi, përgjegjës i “Virtual Telescope”.

“Për të parë diskun e tij të kuq, mjafton të drejtoni shikimin për nga jugu, në drejtim të yjeve të Peshores. Ndërsa ata që kërkojnë ta vëzhgojnë më mirë sipërfaqen e Marsit, do të jetë i nevojshëm një teleskom me një diametër minimumi 100 milimetra”, thekson Masi.

Për të shtyrë kohën, Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka përgatitur një paraqitje të planetit të kuq, të përbërë nga regjistrimet e marra nga sonda evropiane “Mars Express”, nga teleskopi hapësinor i NASA-s dhe ESA-s “Hubble”, dhe pamjet e një astrofotografi amator Australian.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF