KreuCelebrity

10 vjet martesë, por çifti ende ruan dashurinë e pakushtëzuar!

Ndërkohë që disa cifte në Hollywood nuk kanë qenë shumë me fat në krijimin e lidhjeve të gjata, Nicole Kidman dhe Keith Urban po i afrohen një dhjetëvjecari së bashku. Dyshja ka bërë me dije se kanë në plan të festojnë edhe shumë vite të tjera.
Çifti, i cili u martua në vitin 2006 dhe janë prindër të vajzave Sunday dhe Faith, organizuan karaoken e tyre personale në makinë, ku së fundmi ata regjjistruan veten duke kënduar hitin ‘Fighter’ të Urban.
Në videon, e cila u postua në faqen e Keith në youtube, këngëtari i muzikës country shfaq vokalin e tij, ndërkohë që Nicole këndon pjesën e Carrie Underëood.
‘Oh my God, I love this song’ (O Zot, e dashuroj këtë këngë), shprehet artistja sapo fillon kënga.
Kënga përfundon me një përqafim, por momentet që këndojnë tregojnë më së miri dashurinë e tyre për njëri-tjetrin. Kidman dhe Urban nuk kanë qenë ndonjëherë të turpshëm për të shprehur dashurinë e tyre në muajt e fundit, duke bërë një dalje publike në çdo tapet të kuq së bashku.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF