KreuCelebrity

Ellie Goulding, e dashura e re e Princ Harry

Princ Harry thuhet se ka nisur të dalë me këngëtaren Ellie Goulding. Dyshja dukej shumë e afërt dhe komode në shoqërinë e njëri-tjetrin në sfidën e Audi Polo në Coworth Park, Berkshire. Një burim nga ngjarja ka thënë për “The Sun” se Harry dhe Ellie ishin gjatë gjithë kohës duke shkëmbyer shikime dhe duke u kujdesur për njëri-tjetrin.
Mendohet se mes tyre mund të ketë ndodhur diçka edhe më shumë në festën që ato ishin së bashku, ku fotografitë ishin të ndaluara për të mbrojtur privatësinë e yjeve.
“Harry kishte pirë dhe ka këcyer gjatë gjithë kohës. Ata ishin pjesë e një grupi më të gjerë, duke përfshirë edhe Tom Hardy, por Harry dhe Ellie kishin sy vetëm për njëri-tjetrin. Gjatë gjithë natës ato ishin bashkë dhe kaluan shumë kohë ulur së bashku nën batanije.”, tregon i njëjti burim. Madje ato kanë shkëmbyer edhe një puthje.
Një burim i afërt me rrethin shoqëror të Harry ka thënë se ai e pëlqen Ellie dhe i ka kërkuar numrin.
Harry, 31, dhe Ellie, 29, njihen me njëri-tjetrin prej disa vitesh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF